3 sekrete që duhet të dish për kremin e diellit para se ta përdorësh

0
Gjigandi

Kremi me faktor mbrojtës duhet përdorur çdo ditë vitit në fytyrë. Nuk e bën? Korrigjoje urgjentisht. Ashtu si duhet përdorur çdo ditë edhe në pjesët e ekspozuara të trupit. Nuk ke filluar? Je vonë! Megjithatë, nuk duam t’ju bëjmë vërejtje, duam t’ju mësojmë ca të reja që vijnë nga studimet që thonë se nuk mjafton vetëm të vendosësh shumë krem, por duhet edhe ta ripërsëritësh veprimin.

Shkencëtarë të Northwestern University të Fakultetit të Mjekësisë Feinberg vëzhguan disa pacientë dhe zbuluan që dy të tretat e tyre nuk dinin të deshifronin etiketat e kremit të diellit dhe nuk kuptonin si funksiononte ai. Ti mendon që ke IQ të lartë përballë tabelës së SPF-së? Këtu janë disa statisitika nga studimi. Shiko sa e informuar je:

Pothuajse të gjithë, saktësisht 93 për qind të të pyetërve, nuk e dinin që një krem dielli duhet të ketë shënimin “broad spectrum” (spektër i gjerë) nëse do të mbrojë lëkurën nga plakja e parakohshme.

Rreth treçerku nuk e dinin që SPF-ja parandalon vetëm djegien nga dielli, jo plakjen e lëkurës (rrezet UV-B shkaktojnë djegien ndërsa UV-A për plakjen) .

Pothuajse gjysma e njerëzve nuk e kishin fare idenë për sasinë që duhet të aplikonin. Këshillë: Është mjaftueshëm nëse mbushet një gotë shots.

RonaTyra

Sigurisht, studimi survejoi vetëm një grup të vogël njerëzish. Megjithatë, merri si këshilla. Të paktën kërko për fjalët “broad spectrum” në ambalazh që të jesh e mbrojtur plotësisht dhe të dukesh sa më bukur. Apo i dije? Epo shumë mirë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu