Ariana Grande dhe Lady Gaga javë më parë lansuan bashkëpunimin e ri.
Dueti i ri i Lady Gaga dhe Ariana Grandes “Rain on me” ka kaluar në pozitën e parë të ‘Billboard Chart’ duke shënuar një sukses të ri për këngëtaret.
Bashkëpunimi u lëshua më datën 22 maj, e cila brenda pak ditëve ka kaluar shifrën e 70 milionë klikimeve.
Përndryshe, Lady dhe Ariana Grande kanë qenë aktive përgjatë muajve edhe me projekte të tjera, Lady para pak dite lëshoi albumin e saj ‘Chromatica’ ndërsa Ariana duetin me Justin Bieber ‘Stuck with you’.