Argjentina Ramosaj feston ditëlindjen e 30-të, bashkëshorti i bën dedikim emocional

0
Gjigandi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Argjentina Ramosaj, feston sot (e enjte) ditëlindjen e saj të 30-të.

Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Ajo publkoi gjatë ditës një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej me tortën e ditëlindjes, teksa falënderonte Zotin për gjithçka që ka përreth saj.

“Tridhjetëshja e madhe… jam aq shumë mirënjohëse për të, të qenit e lumtur dhe e shëndetshme, me fat që i kam pranë të gjithë të dashurit e mi pranë. me miqtë dhe familjen time. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe urimet e ditës”, shkroi Ramosaj në mbishkrimin e fotografisë.

RonaTyra

Për në urim të veçantë në këtë vit jubilar, u kujdes edhe bashkëshorti i saj, Dukagjin Fetahu.

y i fundit publikoi një imazh me më të dashurën e tij në rrjetin social Facebook, ku shihej teksa i jep një përqafim të ngrohtë dhe i bën dedikim romantik.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime – “Ndoshta era do të jetë gjithmonë prapa teje dhe dielli mbi fytyrën tënde. Dhe krahët e fatit mund të të çojnë lart për të kërcyer me yjet “, ka shkruar Dugi në urimin e tij emocional.

Çifti përndryshe janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Noah. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu