Me t’u lehtësuar masat, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë ka filluar të shihet lëvizje më e madhe e qytetarëve.
Moderatori Ardit Gjebrea ditën e sotme e nisi me një fotografi, ku shihen disa qytetarë rrugëve, pamje të cilat nuk i kemi parë muajt e fundit.
“I lumtur, i lumtur. I kthehemi jetës”, ka shkruar ai sipër fotografisë që e ndau me ndjekësit e shumtë në Instagram.
Për ndryshe, Arditi edhe gjatë periudhës së izolimit për shkak të pandemisë nuk është ndalur, ai ka qenë aktiv me emisionin e tij.