Apeli nënës për vajzën me autizëm : Më ndihmoni, vajza dëmton veten!

0
Gjigandi

Një nënë 23 vjeçare, e një vajze 7 vjeçe me spektër të autizmit dhe e një djali 3 vjeçar kërkon ndihmë në Fiks Fare për të përshpejtuar akomodimin e vajzës së saj në një qendër rezidenciale.

Ajo është braktisur dhe ndarë nga i shoqi për shkak të vajzës. Babai i vajzës i cili rri në Greqi nuk pranon të mbaj as një përgjegjësi. Sipas nënës, ai në fillim nisi të rrihte atë, dhe më pas edhe vajzën të cilën nuk e duronte dot, pasi ajo është shumë agresive dhe dëmton veten. Nëna thotë se djalin e mbajnë herë ish bashkëshorti dhe herë prindërit e saj të cilët janë në Greqi. “Vajza ka nevojë për trajtime të veçanta, gjë që të cilën unë me 100 mijë lekë të vjetra kujdestari që më jep shteti nuk ja plotësoj dot.” – thotë nëna. Aktualisht ajo rri në shtëpinë e një fqinji në Sarandë. Tek një i moshuar për të cilin edhe kujdeset. Ai i ka thënë që do t’i strehojë aty deri sa vajza të shkoj në një qendër rezidenciale.

Nëna tregon se vajza është në gjendje shumë të rëndë dhe se ajo nuk e përballon dot më. Nuk mundet jo vetëm financiarisht, por edhe fizikisht. Vajza gjatë gjithë kohës bërtet, dëmton veten. Gjatë natës fle shumë pak edhe bërtet e nënës ka raste nga dhimbja i bie të fikët. “Nuk ka prind që nuk do fëmijën e saj, unë për të jap edhe jetën, por nëse e mbaj i bëj më shumë keq se mirë. Sa të stabilizohem edhe dua sërish ta marr vajzën kur të kem mundësi t’i përgjigjem’ shprehet ajo me lot në sy.

Edhe i moshuari që e mban në shtëpi, thotë që nëna duhet shpëtuar. Ai tregon se nëna kujdeset në një mënyrë të jashtëzakonshme. “Mua më ka ardhur në majë të hundës nuk arrij të pushoj dot. Nëna më ka thënë që do i jap fund vetes nëse nuk sistemohet kjo situatë. Eshtë e re. Vajza ka nevojë urgjent për trajtim” përfundon i moshuari.

Fiks Fare u interesua edhe pranë Bashkisë Sarandë. Në përgjigjen me shkrim ata thonë se me gjendjen e pandemisë komisionet pranë Shërbimit Social Shtetëror janë mbyllur dhe ende nuk ka dalë një urdhër për hapjen e tyre. Nëna i ka dorëzuar dokumentet për rezidencë të vajzës në prill. Në atë kohë punonjëset e shërbimit social te bashkisë bënë një vlerësim të gjendjes dhe ajo rrinte tek prindërit. Sot me të marrë njoftim që nëna bashkë me vajzën rri tek komshiu, ata vendosën të bëjnë një tjetër vlerësim të rastit dhe do të kërkojnë një zgjidhje emergjente të tij. Duke mos pritur kështu çeljen e komisioneve.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu