Zhduket 23-vjeçari! Vëllai: Jemi të shqetësuar, ai ka frikë dhe nga errësira

0
Zhduket 23-vjeçari! Vëllai: Jemi të shqetësuar, ai ka frikë dhe nga errësira
Gjigandi

Një i ri nga Berati rezulton i humbur që prej datës 12 mars 2022. Llazar Palla doli nga oborri i banesës në fshatin Sqepur pasditen e të shtunës së kaluar dhe u zhduk në pak minuta. 23-vjeçari i cili as nuk flet dhe as nuk dëgjon është parë nga bashkëfshatarët teksa zbriste rrugën në të dalë në fshtatit. Në studion e emisionit “Pa Gjurmë” vëllai i tij Flori Palla tregoi me detaje momentet e fundit që Llazari humbi nga sytë e familjarëve.

“Para 3 ditësh, të shtunën e kaluar pasdreke u ngrit nga gjumi dhe kërkoi për të ngrënë dhe nënës i kërkoi t’i shtronte tavolinën. Qëndroi pak dhe doli në oborr të pinte një cigare. Ishte ora 5 pasdite. Babai ishte duke punuar te toka dhe kur u kthye në shtëpi, 10 minuta pasi kishte dalë Llazari për të pirë cigare, nuk e gjen aty. U alarmuam dhe u bëmë merak për të”

, – tregoi në studio Flori Palla, vëllai i të humburit.

Sapo mësuan që djali 23-vjeçar nuk ndodhej në shtëpi, familja Palla nisi kërkimet në terren. Në fshatin Sqepur ditën që u zhduk, e kishin parë dy fqinjë, ndërsa sinjale për gjurmët e tij familja mori edhe nga kryeqyteti.

“Atë ditë që humbi gjurmët e kishin parë dy fshatarë të moshës së tij. I kishte dhënë njëri një cigare dhe më pas ai kishte ikur. Më pas mori rrugën për nga shtëpia e xhaxhait, aty ku ishte parë dhe një një tjetër fqinj. Nuk e dimë ku mund të ketë shkuar, pasi ai nuk është larguar kurrë më parë, për më tepër që kishte frikë nga errësira. Ai është djalë i qetë dhe nuk ngacmonte njeri. Nuk ka probleme të shëndetit mendor, por nuk flet dhe as nuk dëgjon. Në Tiranë kemi ardhur gjithashtu, pasi mbërriti një informacion për një person që ngjasonte me vëllain tonë, por nuk ishte ai. Edhe në Berat dhe Fier kemi bërë kërkime, por asgjë deri më tani”

RonaTyra

, – u shpreh vëllai i Llazarit.

I riu nga Berati është larguar me shpapka dhe ka patur të veshur një palë tuta sportive ngjyrë gri dhe një bluzë të hollë të së njëjtës ngjyrë. Me vete nuk ka as telefoni, por as edhe ndonjë mjet identifikimi. Është i gjatë 173-174 cm i gjatë, sytë i ka të zinj dhe mban mjekër. Llazari është djali i vogël i familjes Palla. Familjarët kanë bërë një denoncim edhe në policinë e Beratit, por ende deri më tani nuk kanë mundur të marin asnjë informacion.

Kush ka informacion për 23-vjeçarin nga Dimali lutemi të na kontaktoni në: 2 numrat tanë të kontaktit: Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber/ Në tel: 0444 17 778

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu