Këngëtarja e njohur Anjeza Branka është një nga personazhet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, jo vetëm për stilin e jetës luksoze, por edhe për daljet e veçanta në klipe ku bën përshtypje për linjat e saj të bukura.
Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku poston foto e video mjaft të veçanta, teksa ekspozon format e saj joshëse nga një vend në tjetrin, pasi udhëton shpesh për koncerte dhe pushime.
Këto ditë, Anjeza ndodhet me pushime në Turqi, nga ku ka postuar një foto hot me bikini. Ndërkohë që lind pyetja se çfarë bën Anjeza për të pasur linjat e brazilianeve ashtu siç e pamë te klipi “Nizma”?
“Kam trup të mirë në sajë të gjenetikës, por edhe kam disa sekrete të miat. Nuk konsumoj shumë ushqim ose më mirë të them ha ushqime të lehta, shumë fruta dhe pi shumë ujë gjatë ditës. E më kryesorja është që bëj shumë not kur jam në plazh”, tregoi ndër të tjera këngëtarja.
Në sajë të linjave që ka, Anjeza mund të themi se bën spektakël në “Instagram” me fotot e shumta që poston, ku duket mjaft e tonifikuar.