Pete Davidson prezanton Kim Kardashianin me familjen e tij

0
Pete Davidson prezanton Kim Kardashianin me familjen e tij
Gjigandi

Marrëdhënia e çiftit të njohur, Kim Kardashian dhe Pete Davidson po vazhdon të rritë çdo herë më shumë.

Në fakt romanca e tyre po afrohet edhe më shumë duke përfshirë edhe familjarët e tyre dhe këtë herë edhe ata të komedianit.

Burimet e afërta me Pete kanë thënë se Kim së fundmi iu bashkua atij në një udhëtim në New York ku aktori ishte atje për xhirimet e një filmi, shkruan TMZ.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

RonaTyra

Pasi Kim ishte me të në këtë udhëtim dhe produksioni i filmit ishte afër shtëpisë së gjyshërve të Pete në Staten Island pas përfundimit të xhirimeve gjatë ditës, Kim dhe Pete u larguan për të kaluar kohë me familjen e tij dhe ylli televiziv u takua zyrtarisht me gjyshërit e tij.

Ky takim mes tyre nuk ishte befasues pas të dy janë së bashku prej disa muajsh tashmë- por takimi me familjen e partnerit është gjithmonë një hap i madh.

Foto: Backgid

Pete në anën tjetër është takuar më parë me motrat dhe nënën  e Kim, Kris Jenner megjithatë ai thuhet se ende nuk ka patur një takim me fëmijët e saj për shkak të respektit nga Kanye West.

Ndërkohë, Kim javë më parë u shpall ligjërisht beqare nga babai i katër fëmijëve të saj.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu