Ambasadorja e ShBA, Yuri Kim dhe ambasadori I BE-së, Luigi Soreca ishin sot paradite në Gjykatën Kushtetuese. Takimi vjen pak kohë para mbledhjes së thirrur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Kjo është mbledhja e parë e KED-së pas largimit të Ardian Dvoranit dhe ka të bëjë me ëmërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.
Në këtë mbledhje pikat janë : Diskutime dhe vlerësime në lidhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias në Opinionin nr.978/2020, datë 19 qershor 2020 “Për Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” përsa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
2.Të tjera që lidhen me vijimësinë e përgatitjes së çështjeve të shortuara.
Ky këshill bën me dije se mbledhja e radhës do të organizohet në ambjentet e Gjykatës së Lartë.
Duke patur parasysh situatën e krijuar si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga Covid-19 dhe në funksion të parandalimit të përhapjes së tij, ky këshill do të respektojë rregullat mbi kufizimet dhe distancimin fizik.