Ambasada holandeze në Tiranë jep detaje për mundësitë e udhëtimit me Shqipërinë

0
Gjigandi

Ambasada holandeze në Tiranë ka publikuar një sqarim në lidhje me mundësitë e udhëtimeve për në Shqipëri.

Ambasada njofton se Holanda ka ndjekur rekomandimin e BE-së, që sugjeron të hapen kufijtë me 14 vende jashtë bllokut, listë në të cilën mungon Shqipëria. Që nga data 1 korrik, kjo listë do të rishikohet çdo dy javë.

Holanda vazhdon të ruajë nivelin “portokalli” të alarmit me Shqipërinë, që do të thotë se autoritetet holandeze nuk i këshillojnë udhëtimet drejt Shqipërisë, përveç rasteve të domosdoshme. Udhëtimet për pushime nuk konsiderohen të domosdoshme.

Nga Shqipëria drejt Holandës do të lejohen të udhëtojnë vetëm personat me pasaportë të BE-së, si dhe ata që kanë leje qëndrimi për në BE.

Udhëtimet për në Holandë mund të realizohen nëpërmjet linjave ajrore, nga Tirana drejt Vjenës, Beogradit e Athinës, të cilat i kanë hapur kufijtë edhe me Shqipërinë, edhe me Holandën. Ndërsa nëpërmjet Italisë mund të udhëtohet edhe me traget.

RonaTyra

Për sa i përket rrugëve tokësore, Ambasada njofton se Shqipëria i ka kufijtë e hapur me disa vende, por këto vende mund të kenë kufizime me Holandën, ndaj udhëtarët këshillohen të bëjnë kujdes.

Po ashtu, udhëtarët që shkojnë nga Shqipëria në Holandë këshillohen që të vetizolohen për 2 javë, por ky rekomandim mund të ndryshojë në ditët e ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu