Këngëtarja Katy Perry është hapur rreth përjetimeve të saj, pas albumit i cili nuk pati sukses. Kjo vjen, pasi ajo shpesh ka pasur një sërë hitesh dhe ka fituar çmime të shumta, ndërsa albumi i fundit nuk arriti të renditet në top-lista.
35-vjeçarja, e cila po pret fëmijën e saj të parë, ka folur me guxim se si u ndikua shëndeti i saj mendor nga ky mossukses. Njëra nga këngët në albumin “Witness”, “Chained To The Rhythm”, arriti të jetë në top-listat e Billboard, por këngët e tjera nuk u pritën edhe shumë mirë.
”Unë u bëra shumë e pasigurt dhe u detyrova të organizoja një udhëtim, për t’u qetësuar si emocionalisht, shpirtërisht dhe psikologjikisht”.