Këngëtarja Lady Gaga njihet për çmimet e marra, mirëpo edhe këtë vit ka ecur mirë pasi albumi i saj më i ri që mbanë emrin “Chromatica” është rënditur i pari si më i shituri në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas BBC Lady Gaga deri tani ka shitur plotë 53 mijë kopje.
Gaga ka folur haptas se ka vuajtur nga sëmundjet kronike dhe depresioni, tha se albumi kishte për qëllim të ishte një antidot për kohërat e vështira.
“Fillimi i albumit me të vërtetë simbolizon, për mua, atë që do ta quaja fillimin e rrugëtimit tim drejt shërimit,” tha Gaga
“Ajo që shpresoja do të ishte një frymëzim për njerëzit që kanë nevojë për shërim përmes lumturisë”
Gaga pritet gjithashtu të kryesojë listat e Billboard në SHBA javën e ardhshme, me shitjet e parashikuara prej 250,000.