Këngëtari shumë i dashur për publikun e që prej vitesh na ka sjellë vetëm hite, Alban Skënderaj po shënon sukses pas suksesi. Së fundmi Albani është emëruar si ‘I pari Ambasador i Gjuhës Italiane në Shqipëri’.
Lajmin e ka dhënë vetë Albani me postimin e fundit në rrjete sociale ku falenderon ambasadorin Alberto Cutillo dhe Ambasadës Italiane për këtë çmim.
“Faleminderit ambasadorit Alberto Cutillo dhe Ambasades Italiane ne Shqiperi e cila me nderoi si te parin Ambasador te gjuhes italiane ne Shqiperi. Nje shembull miqesie, integrimi dhe respekti reciprok i dy popujve tane”, shkruan Albani.
Kujtojmë që muajin e kaluar Albani mbajti koncertin madhështor “Nën yjet e Tiranës”.
