Alarmi për PPP-të, Dorian Teliti: Pas 9 kushteve gjermane vjen dhe një tjetër shuplakë nga FMN – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Shefi i Kabinetit të kryetarit të PD Lulzim Basha, njëkohësisht edhe një ndër ekspertët më të mirë në vend, Dorian Teliti, komenton deklaratën e sotme të shefit të FMN-së dhe ngre sërish shqetësimin ndaj qeverisë se Edi Ramës lidhur me PPP-të, të cilat sipas tij po rrënojnë ekonominë dhe shtojnë më thellë varferinë e shqiptarëve.
Sipas tij, opozita dhe veçanërisht PD, PPP-të i ka cilësuar si skema korrupsioni dhe tashmë edhe FMN po bindet për këtë fakt.

Për Telitin, vjedhjet galopante ndaj pronës publike dhe korrupsioni i PPP nga qeveria e Edi Ramës janë kthyer në makth jo vetëm për investitorët vendas por edhe ata të huaj.
Postimi i plotë i Dorian Telitit:
Pas 9 Kushteve të Gjermanise vjen edhe një shuplakë nga FMN.
PPP – luga e artë për oligarkët e qeverisë, që varfëroi Shqipërinë.
Alarmit të dhënë prej kohësh nga opozita për korrupsionin në PPP nuk i ka mjaftuar qeverisë, e cila prej 6 vitesh ka privatizuar dhe dhënë me koncesion cdo gjë që i ka dalë përpara.
Këtij shqetësimi iu bashkua, madje me thirrje urgjente, Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke i kërkuar prej vitesh tashmë Ramës dhe qeverisë së tij të ndalojë me propozimet e pakërkuara për shërbimet dhe investimet publike.
Edhe sot, për të disatën herë, shefi i misionit të FMN për Shqipërinë, ka rithënë ekzaktësisht atë që opozita prej vitesh e ka ngritur shqetësim prioritar për ekonominë.
Thirrjet tona kanë rënë në vesh të shurdhër të qeverisë por jo të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që i kërkon qeverisë të ndryshojë trajektoren e prioriteteve për investimet publike dhe që cdo proces prokurimi të jetë i hapur dhe konkurues.
Vjedhjet galopante ndaj pronës publike dhe korrupsioni i PPP nga kjo qeveri janë kthyer në makth jo vetëm për investitorët vendas por edhe ata të huaj.
Nxjerrja e vendit nga kriza ku e ka zhytur Edi Rama është emergjencë kombëtare.
Partia Demokratike ka gati planin e shpëtimit dhe do të nisë ta implementojë atë që ditën e parë në qeverisje

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu