Komisioni i Venecias sjell raportin: Meta shkeli kushtetutën me 30 qershorin – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Komisioni i Venecias duket se ka kthyer përgjigje në lidhje me çështjen e Komisionit Hetimor parlamentar për Presidentin Meta.
Komisioni i Venecias ka dalë në konkluzionin se Presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën. Ja çfarë thuhet në një nga paragrafët e raportit të siguruar nga Top Channel.

“Presidenti shkeli Kushtetutën kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetence të tillë në Kushtetutë e në ligj”.
Në Raportin që tashmë ndodhet në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë por edhe të Presidentit, thuhet se Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta.
Përndryshe, këto parti do të fitonin mundësinë/ avantazhin/ levën të pengonin çdo proces zgjedhor. Presidenti thuhet në raport e tejkaloi kompetencën e tij kushtetuese, si fillim duke anuluar zgjedhjet lokale, e më tej duke i shtyrë ato.
Është kompetencë e Kuvendit dhe më tej e Gjykatës Kushtetuese të përcaktojnë se kjo shkelje është e rëndë apo jo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu