Në muajin shkurt aktorja e njohur Kristin Cavallari dha një këshillë në humor e sipër për fansat e saj që të mos martohen kurrë dhe ndërkohë ishte e shoqëruar edhe nga bashkëshorti i saj i atëhershëm.
Edhe pse dukej sikur aktorja po bënte shaka, pak ditë më parë Kristin dhe bashkëshorti i saj lajmëruan me anë të një deklarate se po ndaheshin.
“Pas 10 vitesh së bashku me trishtim të madh duam t’ju bëjmë të ditur se kemi arritur në një marrëveshje që të divorcohemi. Ne nuk kemi asgjë tjetër veç dashurisë dhe respektit për njëri-tjetrin dhe jemi thellësisht mirënjohës për vitet që kemi ndarë së bashku” -shkruajnë ata ndër të tjera ndërkohë që ajo shaka e bërë muaj më parë dukej më tepër si një paralajmërim.