Aktorja e ‘Grey Anatomy’ pret fëmijën e tretë

0
Gjigandi

Mjekja e njohur Amelia Shepherd në serinë “Grey Anatomy”, Caterina Scorsone po pret fëmijën e saj të tretë.

Ajo ndau lajmin e lumtur në Instagram me një foto ku shfaqej me familjen e saj, të gjitha të maskuara si “Familja Addams”.

“Familja jonë së shpejti do të bëhet edhe më e çmendur”, ka shkruar aktorja.

Përveç aktores dhe bashkëshortit të saj, muzikantit Rob Giles, për foshnjën e ardhshme do të gëzohen edhe dy vajzat e tyre, 7-vjeçarja Eliza dhe 2-vjeçarja Pippa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu