Riccardo Scamarcio , apo Stefano në filmin “Tre metri sopra il cielo”, pret një fëmijë me partneren e tij shtatë vjet më të madhe. Menaxherja angleze, Angharad Wood, është 46 vjeçe dhe nënë e një vajze të vogël.
Për Riccardon 41 vjeëar, ky është fëmija i parë. Bebi pritet të vijë në jetë në muajin gusht, sipas mediave në vendin fqinj, dhe është gjithashtu vajzë.
Unaza që është parë në gishtin e Angharad gjithashtu tregon se ata mund të jenë martuar në fshehtësi.
Riccardo ka qenë për shumë vite i lidhur me aktoren e famshme Valeria Golino, e madje kishte pasur fjalë edhe për martesë, por ai që konsiderohej si një ndër ciftet më të bukur të kinemasë italiane, u nda pikërisht në prag të dasmës.