Aktori italian bëhet baba….me partneren 46 vjeçare!

0
Gjigandi

Riccardo Scamarcio , apo Stefano në filmin “Tre metri sopra il cielo”, pret një fëmijë me partneren e tij shtatë vjet më të madhe. Menaxherja angleze, Angharad Wood, është 46 vjeçe  dhe nënë e një vajze të vogël.

Për Riccardon 41 vjeëar, ky është fëmija i parë. Bebi pritet të vijë në jetë në muajin gusht, sipas mediave në vendin fqinj, dhe është gjithashtu vajzë.

Unaza që është parë në gishtin e Angharad gjithashtu tregon se ata mund të jenë martuar në fshehtësi.

Riccardo ka qenë për shumë vite i lidhur me aktoren e famshme Valeria Golino, e madje kishte pasur fjalë edhe për martesë, por ai që konsiderohej si një ndër ciftet më të bukur të kinemasë italiane, u nda pikërisht në prag të dasmës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu