Analisti Fatos Lubonja dhe analisti nga Kosova Ismail Tasholli kanë debatuar me njëri-tjetrin për librin e Carla Del Pontes, ku besohet se flitet për akuza drejtuar presidentit të Kosovës Hashiim Thaçi dhe ish luftëtarëve të tjerë të UÇK-së.
Tasholli tha se libri i Carla Del Pontes është joserioz dhe se vetë Del Ponte është e diskretituar nga vetë një zëdhënëse e saj.
Ndërsa Lubonja u shpreh se e ka lexuar librin dhe se aty flitet për persona që kanë penguar drejtësinë ndërkombëtare nga Kosova, Shqipëria, por deri edhe nga Afrika.
Ismail Tasholli: Prokurori ka thënë se besoj e jo se është fakt.
Fatos Lubonja: Tani akuza ishte aty. Kush e ka bërë këtë, kush është armiku?
Ismail Tasholli: Rezulton se kërkon të mos prishen raportet me Amerikën.
Fatos Lubonja: Unë për Amerikën flas gjithmonë, madje edhe ndaj Amerikës, kur e meriton.
Ismail Tasholli: Edhe Carla Del Ponte nuk është person që duhet besuar. Edhe zëdhënësja e saj e diskretiton fuqinë e saj.
Fatos Lubonja: Unë them atë që mendoj pasi e kam lexuar. Libri është akuzë politikë, nuk është libër juridik, por është politik.
Ismail Tasholli: Nuk ka të vërteta.
Fatos Lubonja: E ke lexuar librin zotëri? Libri merret me Shqipërinë, Kosovën, për Afrikën etj që duan të pengojnë drejtësinë kudo ku ka probleme.
Ismail Tasholli: Libri është joserioz. Kjo Gjykatë Speciale nuk është ajo që donin parlamentarët. Gjykata sot me atë që u votua ka dallim.
Fatos Lubonja: Çfarë prisnin? Që këtu nuk ka asnjë fajtor, këtë prisje ti e ata?