Policia greke ka zbuluar dhe asgjësuar 3 parcela me 3500 rrënjë kanabis sativa në Janinë.
Operacioni anti-drogë është zhvilluar në zonën e Luros, ku është kërkuar edhe ndihma e oficerëve të Policisë së Artes.
Gjithashtu, mediet fqinje raportojnë se në aksion u përdorën edhe varka për të lokalizuar parcelat me drogë.
Ndërkohë, në pranga kanë përfunduar 5 shtetas shqiptarë dhe një banor i zonës.