Aksidenti në Lezhë, policia jep detajet: 3 të plagosur, mes tyre një 18-vjeçare – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Policia e Lezhës ka dhënë detaje rreth aksidentit që ndodhi sot tek “Kryqëzimi i Tales”, ku për pasojë u plagosën 3 persona. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në aksident u përfshinë mjeti tip kamionçinë me drejtues shtetasin M.Gj., 51 vjeç, banues në Kurbin dhe mjeti tip Audi me drejtues shtetasin L.Ç. 48 vjeç, banues në Shkodër.
Për pasojë është plagosur shtetasja me inicialet D.Gj., 18 vjeçe, banuese në Rrubik e cila ishte këmbësore në vendin e aksidentit dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar, si dhe shtetasit B.M. 30 vjeç dhe F.Z. 50 vjeç, banuese në Shkodër, pasagjerë në mjetin Audi të cilët kanë marrë mjekim në Spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas janë larguar.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu