Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Pogradec-Buçimas pasditen e sotme, ku një motor është përplasur me një mjet tip “Opel” në një kryqëzim.
Drejtuesi i motorit, rreth 30 vjeç është plagosur lehtë dhe është dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur.
Sipas burimeve mësohet se shkak i aksidentit është bërë hyrja me shpejtësi e motorit në kryqëzim.