Ajo është 105, ai 106 vjeç, çifti më i vjetër në botë tregojnë sekretin e tyre

0
Gjigandi

Ajo është 105 vjeçe, ai është 106 vjeç. Dashuria e tyre zgjat prej 85 vitesh, ndërsa martesa prej 80-të. Ata njihen si çifti më i vjetër në botë dhe së bashku bëjnë 211 vjeç.

Por cili është sekreti i jetëgjatësisë së tyre? “Të qenit të sjellshëm me njeri-tjetrin”, thonë për CNN, John Henderson dhe e shoqja Charlotte.

Ata tregojnë se janë njohur në Universitet në vitin 1934 dhe qysh nga ai moment janë dashuruar. Sipas Guinness World Records, ata janë çifti më jetëgjatë në histori.

Bashkëshortët Henderson, të cilët jetojnë në Austin të Texas, SHBA, në 15 dhjetor do të festojnë 80 vite martesë. Ata u martuan në vitin 1939 gjatë luftës, dhe për dhomën e hotelit të muajit të mjaltit, shpenzuan vetëm 7 dollarë.

Dhjetë vite më parë u transferuan në Longhorn Village, një komunitet për të moshuarit, pranë University of Texas.

RonaTyra

Kur u njohën në Universitetin e Texas, Charlotte studionte për tu bërë mësuese, ndërsa John ishte sportist dhe tashmë është një ish-lojëtar i vjetër i futbollit amerikan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu