Agon Amiga paralajmëron tjetër bashkëpunim me K-Albo

0
Gjigandi

Rep-artisti Agon Amiga ka kohë që ka qëndruar larg mediave e po ashtu edhe nga industria muzikore. Pas një pauze të gjatë, reperi ka vendosur të rikthehet, por kësaj radhe me një bashkëpunim.

“Tjetra me vëllanë tim K-Albo”, ka shkruar reperi në përshkrimin e fotografisë që e ka ndarë me ndjekësit e tij.

Në rrjetin social Instagram, ai ka postuar një fotografi së bashku me reperin K-Albo duke paralajmëruar bashkëpunimin e radhës.

Edhe projekti i tij i fundit, i realizuar para një viti ishte në bashkëpunim.  Asokohe Agon Sylejmani kishte ardhur ne duet me Cozmanin.

Për duetin e radhës, Amiga nuk ka shpalosur detaje të reja, por që fansat e tij kanë shprehur dëshirën që kënga të publikohet sa më shpejt të jetë e mundur.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu