Agon Amiga dhe K-Albo lansojnë projektin e shumëpritur “Luja Luja”

0
Gjigandi

Për një kohë shumë të gjatë, rep-artistët shqiptar, Agon Amiga dhe K-Albo kanë paralajmëruar lansimin e projektit të ri.

Dyshja kanë vendosur që të bashkojnë fuqitë e tyre për të sjellë diçka unike në tregun muzikor, e që si duket ia kanë arritur qëllimit.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Agoni ka bërë të ditur dueti me K-Albo tashmë është publikuar.

“Luja Luja” titullohet kënga, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur Floriant Salihu, ndërsa tekstin e kanë shkruar vetë artistët.
 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu