Patinatorja olimpike vdes pas rënies nga dritarja e katit të gjashtë në Moskë

0
Gjigandi

Një patinatore profesioniste ruse që garonte për Australinë është gjetur e vdekur pasi ra nga dritarja e apartamentit në katin e gjashte në Moskë, sipas raportimeve.

20 vjeçarja Ekaterina “Katia” Alexandrovskaya bashkëpunonte në sportin e saj me Harley Windsor, australianin e parë indigjen që konkuroi në Lojrat Olimpike të Dimrit në Korenë e Jugut.
E ndjera ka qenë kampione në kampionatin e të rinjve në 2017 dhe dy herë kampione e Australisë në 2016 e 2018.
Raportimet nga Moska thonë se vuante nga depresioni pasi ishte lënduar gjatë një performance në Kanada.
Mediat vendase thonin se ishte gjetur një shënim me fjalët: “Unë dashuroj.”
Ende nuk ka pasur komente nga policia dhe familja e saj.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu