Adrola po shijon këto ditë për të marrë rreze dielli.
Adrola Dushi vazhdon të mbajë epitetin si një ndër femrat më të bukura shqiptare.
Këtë gjë e ka dëshmuar sërish në paraqitjen e fundit, ku shfaqet në top-formë, teksa ishte veshur në bikini të zeza.
Modelja po merrte rreze dielli në një ambient ku në prapavijë të saj duket plot gjelbërim, ndërsa e gjithë vëmendja ishte tek fiziku i saj.
Adrola së fundi është bërë imazh i brendit botëror të kozmetikës “MAC”, ndërsa ditë më parë u publikua kampanja e saj ku reklamohen produktet e reja të asaj marke.