Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi, është përzgjedhur si imazhi më i ri i kompanisë së kozmetikës, “Mac”.
Adrola do të promovojë paletën më të re të “Mac” duke u bërë pjesë e fushatës së tyre më të re.
Prej pak kohësh modelja është fokusuar me karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku duket se po korr mjaft sukses.