A mund të përdoret vazelina si lubrifikant për seks?

0
Gjigandi

Vazelina është xhel nafte apo parafine e cila ka përdorim të gjerë në kozmetikë dhe është mirë ta keni në dollapin e banjës apo në çantën e tualetit

Më së shpeshti e përdorim për kurën dhe zbutjen e lëkurës së thatë dhe të fortë, për trajtimin e qenëzave, heqjen e grimit, si bazë për parfum (qiteni në lëkurë para parfumit dhe më gjatë do të keni aromë.

A mund të përdoret vazelina si lubrifikant?

Shumica do të donin të përdornin vazelinën për shkak të teksturës së saj.

Është si e kadifenjtë nën gishta, i butë dhe i yndyrshëm, nuk ngjitet dhe nuk thahet, për këtë shkak është mjet ndihmës në seks, mirëpo ka një të metë të madhe – për shkak të bazës së saj vajore mund të dëmtojë lateksin, material nga i cili punohet prezervativi dhe mund të rrisë rrezikun nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

RonaTyra

Prandaj vazelina është e sigurt vetëm për përdorim të jashtëm.

Në të njëjtin grup bëjnë pjesë edhe vaji për bebe, vaji të cilin e përdorim në ushqim, gjalpi dhe kremrat për fytyrë dhe trup, përkatësisht mund të dëmtojnë prezervativët.

Është shumë më e sigurt të përdorni lubrifikantë me bazë uji ose silikoni, pasi ato nuk dëmtojnë prezervativët.

Lubrifikantët me bazë silikoni zgjasin shumë më gjatë (d.m.th. ato nuk thahen shpejt gjatë një marrëdhënieje), por janë gjithashtu më të shtrenjtë se ato me bazë uji.

Nëse dëshironi një version natyral të një lubrifikanti, bëjeni me xhelin aloe vera.

Me atë rast aloe vera nxit shërimin e plagëve, forcon imunitetin dhe ka efekt në kundër përflakjes dhe efekt kundër mikrobeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu