6 mënyra për të rritur energjinë mendore dhe fizike!

0
Gjigandi

Dinamika e jetës sot i ka bërë njerëzit të mos e kuptojnë vetën. Ata janë të stresuar dhe duken sikur çdo ditë po ngulfatën.

Si fëmijë, jemi të ngazëllyer çdo ditë dhe e shijojmë secilin moment, por duke u rritur gjërat ndryshojnë rrënjësisht.

Megjithatë ka zakone krejt të thjeshta, që mund ti bëni pjesë të përditshmërisë tuaj, për të parë ndryshime të mëdha tek vetja.

Pas një kohë, duke adaptuar këto zakone në jetën tuaj, do të vëreni rritje të energjisë mentale dhe fizike brenda jush.

Por cilat janë këto zakone?

RonaTyra

Unik ka përzgjedhur gjashtë mënyra që do t’ju ndihmojnë për të rritur  energjinë tuaj fizike dhe mendore.

Bëni se pari gjërat e vështira prej të cilave në një mënyrë frikësoheni!

 Gjëja më e mirë që mund të bëni për të ruajtur nivele të kënaqshme të energjisë për gjithë ditën është të bëni gjërat e vështira së pari.

Të bësh që në mëngjes detyrat që të frikësojnë më shumë të jep siguri dhe energji për të bërë më shumë gjatë gjithë ditës tënde.

Bëni aktivitete fizike që ju frymëzojnë

Ushtrimet  fizike janë të rëndësishme. Të gjithë e dimë, por vetëm disa prej nesh e bëjnë këtë. Provoni ta bëni pjesë të jetës tuaj aktivitetin fizik dhe do të shihni ndryshime të mëdha tek vetja juaj.E rëndësishme është ta shihni aktivitetin fizik si argëtim dhe kështu nuk do ta lini anash asnjëherë atë.

Flini mjaftueshëm

Sot njerëzit e kanë të vështirë të bëjnë gjumë cilësor, për shkak një mori faktorësh që po e ndikojnë stilin e shëndetshëm të jetesës. Por kujdes, asnjëherë mos e shtyni gjumin tuaj, përveç nëse keni ndonjë arsye shumë të fortë. Ndalni dritën, dhe mos e përdorni telefonin tuaj disa çaste para se të shkoni në shtrat.Provoni të lexoni disa faqe ose të meditoni disa minuta. Të dyja këto aktivitete do t’ju ndihmojnë të flini gjumë më shpejtë.

Vizualizoni para gjumit

Para se të flini mos harron t’ia kujtoni vetës gjërat e mira që ju presin ditën tjetër. Kjo nënkupton që ju duhet të vizualizoni. Kur ju vizualizoni dhe i mendoni gjërat e mira që ju presin gjatë ditës, apo edhe ato që i ëndërroni të ndodhin në jetën tuaj, ju e rritni nivelin e kënaqësisë dhe lumturisë brenda jush.Kjo bën që ju të keni energji më të mirë të nesërmen.

Jini mirënjohës

Pjesa më e madhe e asaj që heq energjinë nga ne në jetën e përditshme nuk është aspak fizike, është tërësisht mendore.

Pa sjelljen e duhur mendore, çdo ditë mund ta ndjejmë vetën pa energjinë e duhur për të qenë të lumtur dhe të suksesshëm. Prandaj ajo që po ju mungon në jetë është reflektimi mi mirënjohjen. Ju duhet të jeni mirënjohës çdo ditë për çdo të mirë që keni dhe vetëm kështu do të tërhiqni gjëra të mira për vete.

Eliminoni njerëzit toksikë

Njerëzit toksikë janë shërues të energjisë suaj. Nëse në mesin tuaj keni vetëm një mik të tillë atëherë ai mjafton që ju të ndiheni keq, prandaj shmangni sa më shumë nga jeta e juaj këta persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu