53 mijë franga nga trafiku i drogës/ Shqiptari para gjykatës: Më thanë se në Zvicër mund të bësh para – Lajmi i Fundit

0
4
Gjigandi

Dy shqiptarë të arrestuar për trafik droge kanë dalë para Gjykatës në Zvicër, për t’u njohur me dënimin. Të dy shqiptarët akuzohen se kanë trafikuar rreth 3.4 dhe 4.2 kg heroinë, prandaj dhe Prokuroria ka kërkuar për 38-vjeçarin 5 vjet e 10 muaj burg dhe për 25-vjeçarin 5 vjet dhe 3 muaj.
“Unë isha në stacionin e Milanos, me asgjë në xhep. Aty takova dy shqiptarë që më thanë se në Zvicër mund të fitosh para me heroinë dhe ata më drejtuan në Chiasso”, deklaroi 38-vjeçari shqiptar para gjykatës.

Rolet në trafikun e drogës –
Sa i përket roleve në trafikun e drogës 25-vjeçari ishte përgjegjës për shitjen lëndës tek klientët, ndërsa 38-vjeçari merrej kryesisht me sigurimin e porosive dhe gjetjen e sa më shumë vartësve të ndryshëm.
Janë të paktën 20persona, të cilëve u ishte shitur droga dhe të ardhurat nga trafiku ishin të paktën 53 mijë franga, referuar aktakuzës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu