Pas tërmetit rrezikonte të mbetej pa shtëpi/ Ndodh mrekullia për familjen e Safet Poçit – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

I paralizuar dhe në moshë të thyer, Sefer Poçi dhe familja e tij në Farkë rrezikoi që nga tërmeti i së shtunës të mbetej edhe pa banesë. Por, Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër që t’i rindërtojë nga e para të gjitha banesat e dëmtuara nga lëkundjet e sizmike, me ndihmën e donatorëve. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali siguruan familjen e Sefer Poçit dhe të gjithë qytetarëve të prekur nga pasojat e tërmetit, se do të kenë shumë shpejt banesat e rindërtuara.“Ndonjëherë, ndonjë fatkeqësi, dramë, apo traumë që ndodh, na mobilizon edhe për të bërë ca punë që ishin për t’u bërë. Në fakt, në gjeografinë e periferive të Tiranës, kryesisht janë prishur shtëpitë e njerëzve të varfër, se të gjithë flasin kullat, por në fakt nuk janë prishur shtëpitë e atyre që kanë ndërtuar ndërtesa të larta. Këtu, në Farkë, një nga shtëpitë më të vjetra të Farkës së Vjetër, por edhe më e këputura, është ajo që pësoi edhe më shumë dëme”, tha Veliaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu