25 vjet nga seriali “Friends”, dy protagonistët në dashuri me njëri-tjetrin

0
Gjigandi

“The Digital weekly” ka publikuar burime të sigurta për dy nga protagonistët e serialit gazmor, “Friends”, për një dashuri e cila vazhdon edhe pas shumë vitesh mos transmetimi. Bëhet fjalë për Matthew Perry, i cili ka ndjenja për Courtney Cox dhe kjo tashmë është konfirmuar përfundimisht.

“Friends” ishte shfaqja argëtuese më e pëlqyer në të gjithë botën. Aq shumë sa ndonjëherë ne bëheshim pjesë e jetës së tyre ose ata na tregonin emocionet e tyre reale përballë ekranit. Me këto ndjesi, çdokush që ka parë vetëm një episode nuk ka daluar së pari edhe të tjarat.

Kanë kaluar 25 vjet që transmetimi për herë të parë i “Friends”, por numri i fansave sa vjen edhe shtohet. Sidomos tashmë kur pritet që grupi të ribashkohet sërisht, të gjithë janë më entuziast se kurrë. Ky ishte një lajm ‘tmerrsisht’ i gëzueshëm për fansat, por akoma më shokuese është që pas kaq vitesh dy aktorët ruajnë ende një tërheqie romantike ndaj njëri tjetrit.

Këtë e ka vërtetuar dhe  Courtney Cox pasi postoi një fotografi të vetes me Matthew në Instagram. Matthew Perry dhe Courtney Cox, të njohur si “Chandler dhe Monika, në serialin “Friends”, në ekran ata janë parë si një çift i martuar për rreth 10 viteve. Me ndarjen e grupit atëherë ne filluam të njiheshim me jetën personale të aktorëve.

RonaTyra

Në jetën reale Courtney ka pasur disa marrëdhënie ndër vite. Ajo u martua me David Arquette në 1999 dhe martesa e tyre zgjati deri në 2013, nga e cila ata u bënë dhe me një vajzë 15-vjeçare, Coco. Cox gjithashtu ka qenë e lidhur me Michael Keaton dhe Counting Croës dhe së fundmi në vitin 2015, u nda me Johnny Mcdaid. Spekulohet se pasi Cox u nda me Johnny, Mattew ishte personi i parë që ajo e thirri.

Po ashtu edhe Matthew gjithashtu ka dalë me shumë aktore të ndryshme.  Gjatë viteve ’90, aktori 50 vjeçar  ka qenë i lidhur me Julia Roberts dhe Yasmine Bleeth, por pas ndarjes nga Lizzy Caplan në vitin 2012, ai mendohet të jetë single.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu