Një zjarr masiv ka shkatërruar dy mega-jahte në Florida gjatë fundjavës, vlera e të cilëve thuhet të arrijë deri në 20 milionë dollarë.
Sipas mediave të huaja, zjarrfikësit lokalë iu përgjigjën një telefonate rreth orës 4:30 të mëngjesit të shtunën, ku jahtet që ishin pranë lumit, kishin marrë flakë.
Videoja dramatike e postuar në Facebook tregon tym të madh dhe zjarri që del nga jahtet.
Më shumë se 60 zjarrfikës luftuan për pesë orë për të ndalur zjarrin, duke mos lejuar që ai të përhapet në jahte të tjera.
Për fat të mirë, askush nuk u lëndua dhe shkaku i zjarrit nuk u bë i njohur menjëherë.
“Ne nuk kemi filluar ende hetimet”, i ka thënë Shefi i Batalionit të Fort Lauderdale, Stephen Gollan Sun-Sentinel të dielën natën, pasi ekuipazhet luftuan kundër zjarreve.
Ndërkohë, hetuesit planifikojnë të shohin videot për të përcaktuar nëse zjarri ishte vendosur qëllimisht.