2 shenjat e horoskopit që s’ka shanse të bien pre e mashtrimit

0
Gjigandi

Origjina e Zodiakut daton në astrologjinë babiloneze, e më tej në kulturën helenistike. Shenjat përcaktohen në bazë të pozicionit të yjeve në qiell. Çdo shenjë paraqet informacione specifike me pikat e forta e të dobëta në fusha të caktua të jetës, cilësitë, dëshira, sjellje e qëndrime individuale.

Çdo shenjë udhëhiqet nga një element nga katër kategori: Toka, Ajri, Uji dhe Zjarri.

Më poshtë do t’ju flasim për shenjat zodiakale të cilat njihen si më kokëfortat dhe s’ka shans  të manipulohen ose të mashtrohen…

Ujori

Personat e lindur nën shenjën e Ujorit janë zakonisht shumë racionalë, intelektualë dhe të pavarur. Kanë zakon të fshehin anën e tyre emocionale në mënyrë që të perceptohen si persona të ftohtë. Duke qenë se janë të pavarur, marrin vendim vetë dhe nuk janë dakord me njerëzit prerpotentë dhe manipulues duke u përpjekur që çdo gjë që bëjnë të jetë na avantazhin e tyre.

RonaTyra

Të ndrojtur apo ekstroversë, kjo varion për çdo Ujor. Janë shumë kokëfortë, shpesh e parashikojnë si do të jetë e ardhmja dhe dinë të përfitojnë për të arritur sukses. Janë gjithashtu persona kreativë dhe inovativë, punojnë më shumë për ide të reja. Ujorët janë miq të mirë dhe objektivi i tyre është të bëjnë më shumë për humanizmin përmes veprimeve të tyre.

Peshorja

Edhe pse njihen si të pavendosura, Peshoret janë jashtëzakonisht kokëforta. Janë racionale, të sjellshme dhe shumë sociale. Komunikimi dhe arritja e drejtësisë janë vlera për to. Janë shumë të përqëndruara, me kapacitetin për të parë përtej sipërfaqes së personave që i rrethojnë dhe shpesh në gjendje të kuptojnë nëse një person po i gënjen, vetëm duke u bazuar në fjalët e tyre.

Personat e lindur nën shenjën e Peshores njihen edhe për sinqeritetin e tyre që i bën njerëzit t’i duan këshillat e tyre. Janë gjithashtu perfeksioniste dhe nuk shqetësohen nëse humbasin kohë për të bërë çdo gjë në mënyrën e duhur dhe me drejtësi.

Ujori dhe Peshorja janë shenja ajri që ndajnë së bashku disa cilësi si nacionaliteti, intelektualiteti dhe kreativiteti. Të dy shenjat kanë karakteristika individuale, por ajo që i bashkon është kokfortësia dhe vigjilenca e tyre për të mos u manipuluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu