Sigurisht nuk është aq e thjeshtë të lexosh gjuhën e trupit në pak kohë, por është e mundur në qoftë se dini nga të filloni. Këtu janë 10 mënyra që njerëzit në mënyrë të pandërgjegjshme, madje edhe me vetëdije, ju lënë të kuptoni se ju pëlqejnë. Hidhni një sy që pastaj…po të jetë nevoja të hidheni në sulm.
Buzëqeshje e ngrohtë
Një buzëqeshje e bukur është në fakt një shenjë e mirë dhe, kur është fjala për flirtim, kjo është një nga shenjat më të sigurta që ai është i interesuar për ju. Nëse vini re se është i qeshur me ju, ka një shans të mirë që ju pëlqen dhe dëshiron të hyjë në marrëdhënie. Ndoshta është i turpshëm, kështu që pse nuk tregoni besimin dhe kurajon tuaj duke iu afruar e para? Sigurisht, nëse e pëlqeni. Në fund të fundit, nuk ka asgjë për t’u turpëruar. Vetëm buzëqeshni, filloni një bisedë të këndshme dhe mos u përpiqni të jeni e vështirë për ta bërë për vete. Shpesh herë kjo pjesa e rolit të “ së vështirës” është një ndalesë e madhe për djemtë. Mund të rezultojë e pasukseshme për ju.
Skuqja e fytyrës
Ndoshta e dini se sa e vështirë është të flirtoni me djemtë e turpshëm, por kjo nuk do të thotë që duhet t’i shmangni njerëzit si ata. Nëse vini re se një djalë skuqet kur është përpara jush, kjo është një nga shenjat më të dukshme se ai është duke flirtuar me ju. Megjithatë, jo vetëm djemtë e turpshëm skuqen, çdo djalë në fakt mund të skuqet kur sheh një vajzë të bukur. Skuqja është një proces fiziologjik, të cilin ai nuk e kontrollon dot dhe në qoftë se skuqet kur është afër jush, me siguri ju pëlqen.
Kontakti i syve
Kjo shenjë në fakt është pak e ndërlikuar, por me siguri ka vlerë dhe duhet t’i kushtoni vëmendje. Kontakti i syve është shumë i rëndësishëm gjatë komunikimit dhe duhet ta përdorim sa më shpesh të mundemi. Në varësi të kohës që një njeri ju sheh në sy, mund të gjeni nëse ai ju pëlqen. Nëse ai mban një kontakt më të gjatë sysh sesa të tjerët, mund të jetë një shenjë që është i interesuar për ju. Ne të gjitha bëjmë kontakt me sy kur flirtojmë, apo jo? Është e njëjta gjë dhe për djemtë. Sigurisht një djalë edhe kur i mban sytë për një kohë të shkurtër, mund të jetë duke flirtuar, vetëm se është pak i turpshëm.
Ai bëhet pasqyra jote
Ndonjëherë burrat pasqyrojnë veprimet e gruas, edhe pa e kuptuar. Kjo është një tjetër shenjë që tregon se ai po flirton. Ai pasqyron veprimet tuaja, për shembull, ju jeni duke qeshur dhe ai qesh si ju. Kjo është e natyrshme për ne, të pasqyrojmë atë që na pëlqen. Kjo ndodh kudo. Përveç kësaj, shumë faqe interneti këshillojnë djemtë për të përdorur këtë teknikë, kur flirtojnë me vajzat.
Duart mbi ijë
Nëse ai qëndron me duart mbi ijë apo i vendos duart tek rripi i pantallonave, të jeni të sigurta që është i interesuar për ju. Në këtë mënyrë, përpiqet t’ju tregojë se është një njeri i bindur dhe një burrë i vërtetë.
Prekjet fluturese
Nëse të prek, ai me siguri po flirton. Po, nëse të prek aksidentalisht, kjo është një shenjë tjetër që duhet parë me kujdes. Kjo tregon që është duke u përpjekur t’ju tërheqë vëmendjen dhe gjen çdo justifikim për të vazhduar bisedën. Duhet t’ja ktheni flirtin po t’ju pëlqejë ky tipi! Shumë vajza e injorojnë këtë shenjë të rëndësishme, por nuk duhet ta bëni. Ai mund të jetë i dashuri juaj i ardhshëm!
Mban kokën në një anë
Një njëri që mban kokën në një anë tregon gjithashtu se ju pëlqen. Nëse anon kokën kur është dukë biseduar më ju, kjo do të thotë se është duke dëgjuar me vëmendje çdo fjalë tuajën. Kjo gjithashtu do të thotë se po përshtatet me atë që thoni dhe është me të vërtetë i interesuar për bisedën.
Bebet e zmadhura
Ne i heqim sytë nga diçka që nuk na pëlqen dhe bebet zmadhohen kur diçka na tërheq. Sepse po mos të na pëlqejë bebet kontraktohen. Kjo ndodh edhe me sytë e tij. Nëse ju sheh me bebe të zmadhuara tregon që i interesoni. Në të kundërt nuk do ju shihte fare.
Vetullat e ngritura
Ai mund të ngrejë edhe vetullat lart dhe kjo mund të tregojë se ju pëlqen. Nëse sytë e tij janë zmadhuar dhe vetullat e tij mbeten të ngritura, ndërsa jeni duke folur, kjo është shenjë e qartë që është duke flirtuar. Vërejeni me kujdes këtë lëvizje dhe me siguri do të bindeni!
Veprimet nervoze
A ndiheni nervoze kur jeni afër një djali që ju pëlqen? Me siguri dhe kjo është normale. Jeni vetëm e nervozuar dhe kjo në fakt është ndjesi e mirë. Kështu ndodh edhe me të. Nëse e sheh të bëjë me duart veprime pa kuptim, apo të prekë fytyrën e tij, do të thotë që të ka qejf.
Kjo ishte një guidë nëse po jetoni me shpresën dhe dëshirën për të ditur nëse ai është apo nuk është i interesuar për ju. Tani që jeni të vetëdijshme për shenjat që tregojnë se ai po flirton, çfarë prisni? Filloni flirtoni dhe ju.