Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë një nga çiftet më të përfolur në media për lidhjen e tyre të dashurisë.
Pas 1 viti, lidhja e tyre mesa duket qenka konsoliduar dhe Donaldi e ka prezantuar Borën me familjen e tij.
Këtë gjë e kemi zbuluar nga disa postime që ata kanë bërë në “Instastory”.
Në një postim të Borës, shihet tavolina e një restoranti dhe rreth e rrotull disa drerë, ndërsa në një postim të Donaldit shihet e njëjta pamje. Donaldi ka etikuar vëllain e tij të vogël në këtë foto duke na bërë të mendojmë se ata kanë drekuar familjarisht.