Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim i është drejtuar me një mesazh të qartë kryetarëve të partive politike, duke thënë se ata janë përgjegjësit kryesore se cilët janë kandidatët për deputetë që do të zgjidhen për të garuar.
Mesazhi i Kim vjen në kohën kur palët po diskutojnë për hapjen ose jo të listave në zgjedhje.
Kim ka kërkuar ‘vetting’ për kandidatët, në mënyrë që të mos ofendohen votuesit e të mos promovohet korrupsioni.
“Kujdes: Teksa partitë politike bëhen gati për zgjedhjet, liderët duhet të jenë përgjegjës për ata që kandidojnë nën siglat e partive të tyre. Ju lutem kontrolloni kandidatët tuaj, mos i ofendoni votuesit, mos e minoni demokracinë dhe mos promovoni korrupsionin.’shkruan Ambasadorja e SHBA.