Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, emëroi këshilltar të tij një avokat amerikan.
Mandati i Andrew Mac, i cili udhëheq një zyrë të avokatisë në Uashington, u tha se do të jetë krijimi i marrëdhënieve me ukrainasit etnikë që jetojnë jashtë.
Lajmi u bë i ditur përmes një deklarate të shkurtër të publikuar në ueb-faqen e presidentit të Ukrainës.
Emërimi i Mac vjen në kohën kur reputacioni i Ukrainës në Shtetet e Bashkuara është ndikuar nga hetimet që po bëhen kundër presidentit amerikan, Donald Trump.
Trump po hetohet nga rivalët demokratë nëse ka kërkuar ose jo ndihmë, në mënyrë të padrejtë, nga Ukraina, për të rritur shanset e tij për rizgjedhje në vitin 2020.
Trump, i cili është republikan, akuzohet se i ka bërë presion Zelenskyt, për të zbuluar informacione të dëmshme për njërin nga sfiduesit e tij kryesorë demokratë, Joe Biden, dhe djalin e tij, Hunter.
Ai e mohon çdo keqbërje, por kërkimi i ndihmës nga jashtë për të fituar zgjedhjet në SHBA, është akt i paligjshëm.
As Mac, as zëdhënësit e Zelenskyt nuk iu përgjigjen thirrjeve të Radios Evropa e Lirë për komente.
Thuhet se janë një milion amerikanë që vetidentifikohen si ukrainas.
Mac, i lindur në Nju Jork, është anëtar i diasporës ukrainase, shkruan gazeta Kyiv Post.