Gjermania i dhuron Kosovës 6 mijë teste për koronavirus

0
Gjigandi

Shteti gjerman sot i ka dal në ndihmës Kosovës me 6 mijë teste për diagnostikimin e Covid-19, dhe 5 mijë e 500 kite për ekstrahim.

Dorëzim-pranimi i testeve u bë në Prishtinë midis ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt, dhe ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj.
Me këtë rast, ministri Zemaj tha se ky donacion do ndikojë në rritjen e kapaciteteve për shtimin e testimeve për COVID19 në vend.
Zemaj: Ky donacion na ndihmon në ngritjen e kapaciteteve
“Kjo ndihmë është më se e nevojshme edhe për ngritjen e kapaciteteve dhe të ato që ne tash është interesimi më i madh rritjes së testimeve dhe mënyrës së testimeve dhe të gjitha këto në koordinim të plotë të ministrisë së Shëndetësisë po arrijmë edhe efektin e duhur edhe të shfrytëzimi racional sipas nevojave të qytetarëve tanë ku numri pothuajse çdo ditë është në rritje, por me këto ndihma dhe angazhimet tjera infrastrukturore po ia dalim ta kemi një gjendje normale të komunikimit dhe të vlerësimit dhe mbi të gjitha edhe të furnizimit sa i përket të testeve dhe pjesëve të tjera që janë të domosdoshme”, tha Zemaj.
Derisa tha se Kosova qëndron mirë e furnizuar me teste për diagnostikimin e COVID19, theksoi se për testet serologjike tashmë si ministri janë duke parë aspektin ligjor dhe më pas për të filluar me këto teste në vendin tonë.
Ai tha se janë duke shqyrtuar edhe mundësitë që edhe spitali i Forcës së Sigurisë së Kosovës mund të shfrytëzohet për trajtimin e pacientëve me koronavirus.
Zemaj: Do shohim mundësitë që edhe spitali i FSK-së të shfrytëzohet
“Sa i përket testimit dhe testeve qëndrojmë mirë me furnizime por nuk do thotë që planifikimi i ka tejkaluar diagramin e befasive ta quaj dhe insistimit tonë që të ketë furnizime shtesë…qysh sot janë ekipet profesionale duke u angazhuar që në aspektin ligjor t’i shohim të gjitha përparësitë apo defektet që kanë udhëzimet administrative për të filluar edhe testet serologjike dhe rapide…Shumë shpejt baza ligjore ekziston do rishikojmë pjesën e mbikëqyrjes edhe të kontrollit të cilësisë që do e garantoj IKSHP është edhe mënyra e raportit komunikimit, statistikave Ne kemi bërë thirrje thirrje për kapacitetet që mund t’i ofrojnë dhashë zoti mos të ketë nevojë momentalisht jemi në riorganizim të të gjitha kapaciteteve të mundësive që ofrojnë klinikat tona jo vetëm në Prishtinë. Dje kam kontaktuar edhe me ministrinë e Mbrojtjes i cili sot profesionistët shëndetësor do takohen dhe do shohin spitalin e Forcës së Sigurisë së Kosovës nëse kemi nevojë që të na ofrohen në shfrytëzim pasi është i ri i kompletuar”, theksoi ai.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt tha se pajisjet që sot i kanë dhuruar janë të dobishme aktualisht për shëndetësinë kosovare.
Heldt: Këto pajisje PCR do jenë të dobishme në këtë fazë
“Janë pajisje PCR, që mendoj se do të jenë të dobishme në këtë fazë, pasi ju keni parë gjatë javëve të kaluara të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës kanë qenë shumë aktiv për të mbështetur sistemin shëndetësor, veçanërisht Klinikën Universitare në këtë pasiguri kombëtare për shëndetin publik. Për ne është e rëndësishme që për ruajtjen e sigurisë së shëndetit dhe popullatës që ne të ju mbështesim, por ne mund të ju mbështesim vetëm nëse ka edhe veprim si nga qeveria ashtu edhe nga popullata”, tha Heldt.
Heldt kërkoi që edhe përfaqësuesit politikë të jenë të bashkuar në këtë kohë krize shëndetësore.
Ambasadori Heldt iu referua zhvillimeve të së enjtes në Kuvendin e Kosovës, ku nuk pati kuorum për ratifikimin e disa marrëveshjeve financiare ndërkombëtare, që do ta ndihmonin Kosovën në përballimin e situatës shëndetësore dhe ekonomike, të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
Heldt: Politika duhet të qëndroj të bashkuar në këtë kohë krize
“Në një situatë të tillë, politika duhet të qëndrojë së bashku dhe ndoshta, edhe me respekt tek ato që pamë dje në Kuvend, kjo ka të bëjë me pakot mbështetëse, kjo ka të bëjë me ndihmën dhe kjo shkon për të gjitha partitë politike, se nuk është e mundur të ratifikojnë pakot e ndihmës dhe mbështetjes, këto kredi, ose jo, këto grante, ato nuk janë madje as kredi, këto para janë këtu për të ndihmuar në rimëkëmbjen e Kosovës nga pasojat socialo-ekonomike, por këto para janë edhe për të mbështetur sistemin shëndetësor, kështu që nuk kanë asnjë kuptim se çfarë përherë ndodhë në parlament dhe në këtë rast të gjitha partitë politike janë te thirrura për të qëndruar së bashku në këtë situatë. E gjithë bota është në një krizë shumë ekzistenciale me Covid, Kosova nuk është përjashtim i kësaj, dhe ju mund të dilni nga kriza vetëm me punën ekipore, kështu që ky do të ishte apeli im për politikën, për partitë, ju lutemi qëndroni së bashku, nuk është për veten tuaj, por është për njerëzit tuaj, për vendin tuaj”, theksoi ambasadori gjerman.
Ditët e fundit kemi shtim të rasteve me COVID në vend, ku deri në këto momente janë 4307 të infektuar me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2095 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2118.
Vetëm mbrëmë pozitiv me COVID19 kanë rezultuar 207 persona

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu