Zbulimi tronditës/ Fusha magnetike e Tokës po dobësohet

0
23
blank
Gjigandi

Ekspertët kanë zbuluar mes Afrikës dhe Amerikës së Jugut një rajon të madh me intensitet magnetik të zvogëluar, të quajtur “Anomalia e Atlantikut të Jugut” e thonë se qendra me intensitet minimal atje është krijuar në vetëm pesë vjet.

Hulumtuesit janë duke spekulluar se dobësimi mund të jetë shenjë e fakti që Toka po i drejtohet një ndryshimi të poleve. Hera e fundit kur ka ndodhur kjo, ishte 780,000 vjet më parë.

Anomalia po shkakton kaos për satelitët dhe avionët që fluturojnë në këtë zonë, pasi sic thonë mediat e huaja, shumë prej tyre po përjetojnë atje probleme teknike. Zbulimi është bërë nga një ekip iAgjencisë Europiane të Hapësirës (ESA) i cili I ka marrë të dhënat nga konstelacioni i saj Swarm, që është një grup satelitësh.

Këta satelitë janë krijuar posaçërisht për të identifikuar dhe matur sinjalet e ndryshme magnetike që përbëjnë fushën magnetike të Tokës, dhe i lejojnë ekspertët që të dallojnë zonat e dobësuara. ESA e ka studiuar fushën magnetike që nga fundi i vitit 2013. Misioni përbëhet nga tre satelitë identikë që ofrojnë matje me cilësi të lartë të saj tre rrafshe orbitale të ndryshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu