Zbardhet dëshmina e 17-vjeçares së përdhunuar në Fushë Krujë: Më thanë do të çojmë në Greqi, shërben vetëm si prostitutë

0
Gjigandi

Pas më shumë se 9 muajsh që shfrytëzohej seksualisht dhe drogohej me kokainë 17-vjeçarja nga Fushë Kruja gjeti guximin që t’i denonconte personat përgjegjës, duke bërë që policia të arrestojë 4 prej tyre dhe 2 të tjerë t’i shpall në kërkim, mes tyre dhe organizatori i grupit kriminal që merrej me prostitucion dhe trafikim të lëndëve narkotike, Alket Brata.

Në dosjen e plotë në prokurori tregohet se si e mitura ra pre e shfrytëzimit seksual nga 6 persona. Në këtë histori janë të përfshirë dhe shumë persona të tjerë të cilët kanë kryer me të marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj, ndërsa e mitura tregon dhe qëllimet e kreut të grupit Alket Brata për ta shfrytëzuar atë në Greqi .

Në dëshminë e saj thuhet se më një bisedë me Alket Brata i kishte thënë personalisht “se do të dërgoj për të punuar në Greqi se ti nuk je për asgjë veç për punuar si punëtore seksi”. Gjatë dëshmisë gjithashtu thuhet se 17-vjeçarja ka qenë e varur nga kokaina dhe se për ta siguruar atë i është drejtuar shpesh 6 personave në hetim nga policia dhe në këmbim ka kryer marrëdhënie seksuale me ta.

LEXO EDHE:
Fushë Krujë/ 17-vjeçarja i denoncoi se e drogonin dhe e shfrytëzonin si prostitutë! Të rinjtë hakmerren, tritol shtëpisë së saj
Gjithçka nisi më datë 09.11.2019, ku 17-vjeçarja pasi ishte grindur me të ëmën ishte larguar nga banesa në drejtim të një lokali në Krujë. Aty një person e ka prezantuar me Alket Brata, i cili e ka marrë në makinë dhe së bashku me dy shokët e tij dhe e ka dërguar në një hotel në Kamzë në Tiranë. Pasi e ka droguar me kokainë Brata ka abuzuar seksualisht me të dhe më pas ka lejuar dy shokët e tij që të abuzonin me të miturën. Më pas ata e kanë mbyllur 17-vjeçaren në dhomë dhe janë larguar.

RonaTyra

Në dëshminë që ka dhënë vajza në polici thuhet se shtetasi Alket Brata ka ardhur një orë më pas i shoqëruar me personin nën hetim Fatjon Leka, të cilët kanë tentuar ta çonin në shtëpinë një vajze në Kamëz, por ajo nuk ka pranuar t’i fuste brenda duke thënë se “është vajzë e vogël dhe do na hapi punë”.

Më pas kanë shkuar tek një hotel tjetër ku kanë konsumuar sërish kokainë dhe e mitura është shfrytëzuar sërish seksualisht nga Alket Brata.

17-vjeçarja deklaron se Brata më pas e ka detyruar “duke i vendosur duart ne fyt që të pranoj të kryente marrëdhënie seksuale me personin nën hetim Fation Leka” dhe e gjendur në këtë situatë ka pranuar.

Edhe ditën e nesërme 10 nëntor 2019, vajza ka qëndruar gjatë gjithë ditës me Bratajn, duke lëvizur me të me makinë në vende të ndryshme, ndërsa në mbrëmje e kishte çuar në banesën e të afërmve të tij, ku sërish kanë konsumuar kokainë dhe kryer marrëdhënie seksuale.

11 nëntor 2019, ka qenë dhe dita më e tmerrshme për 17-vjeçaren, ku në mbrëmje Alket Brata së bashku me 7 shokë të tij dhe 17-vjeçaren kanë shkuar në banesën e tij. Aty e mitura është droguar, përdhunuar në grup si dhe është përdoru dhunë fizike ndaj saj.

“Pasi kam konsumuar kokaine kam qene e mpire komplet dhe nuk ndjeja trupin ndërkohe qe 7(shtate) çuna së bashku Alketin kanë kryer marrëdhënie seksuale në grup kundër dëshirës time. Momenti kur ka filluar te kryheshin marrëdhënie ne grup ka qene ora 00:30 dt 12.11.2019 dhe ka zgjatur deri ne orën 06:00 dt 12.11.2019” ka thënë e mitura në prokurori.

Ajo deklaron se Alket Brata ka patur dijeni se është e moshës 17 vjeçe sepse i kishte treguar që në momentin e parë. Pas 3 ditëve ku ajo është droguar dhe përdhunuar vazhdimisht nga 6 të arrestuarit dhe persona të tjerë, 17-vjeçarja është dërguar në banesën e saj nga Alket Brata dhe Fation Leka.

Ajo dëshmon se është kërcënuar nga këto të dy që të heshte në të kundërt do i vrisnin familjen dhe babain sapo të dali nga burgu, ndërsa do i trafikonin motrën.

Nëse Brata përfitonte para kur ajo shfrytëzohej seksualisht nga shokët e tij apo persona të tjerë që i dërgonte në dhomë, 17-vjeçarja sqaron se nuk e di këtë fakt pasi ajo vetë nuk ka marrë asnjëherë para dhe se nuk e ka parë nëse Brata merrte apo jo.

Në lidhje me ngjarjen policia ka arrestuar Edison Çangu, 28 vjeç, Fatjon Leka., 25 vjeç, Leonard Stafa, 17 vjeç dhe Arbis Shima, 26 vjeç. Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit Alket Brata, 23 vjeç dhe Ameldi Merlika., 17 vjeç. Denoncimi i tyre nga 17-vjeçarja u bë pasi ata i kanë hedhur tritol në oborrin e shtëpisë së saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu