Xhevat Kurti, ish mbrojtësi më i mirë që ka pasur Kosova, uron 25 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Ish futbollisti i mirënjohur, tha se ‘Bota sot” është një dritare e fuqishme për sportistët.
“Uroj 25 vjetorin e gazetës ‘Bota sot”.
‘Bota sot’ është gazeta më e fortë e të gjitha kohërave në Kosovë”. Gazetë që sjellë temat të larmishme dhe interesante, qoftë për periudhat e kaluara e qoftë të kohës së sotme”, uron Kurti.
Xhevat Kurti ka qenë futbollisti i Trepçës, Prishtinës, Besëlidhjes, Besianës etj.