Mustafi i pafat

0
Gjigandi

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane Shkodran Mustafi ka marrë një lajm të keq nga mjekët e Arsenalit.

Qendërmbrojtësi, Shkodran Mustafi, pritet të mungojë në ndeshjen finale të FA Cup kundër Chelseat, e cila do të zhvillohet në stadiumit kombëtar Wembley, shkaku i një lëndimi të pësuar.

Mustafi, u lëndua në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt, ndërsa dje nuk u paraqit as ndaj Aston Villas me shpresë se mund të bëhet gati për finale, megjithatë duke se kjo është e pamundur.

“Kam dyshime që ai mund të luajë. Ne duhet ta shikojmë se si do të shkojë gjatë ditëve të ardhshme lëndimi, por për momentin s’besoj se do të mundë të luajë”, ka thënë Arteta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu