Gareth Bale zyrtarizon lamtumirën nga Real Madridi me një letër të hapur emocionale

0
Gareth Bale zyrtarizon lamtumirën nga Real Madridi me një letër të hapur emocionale
Gjigandi

Anësori 32-vjeçar uellasian, i cili iu bashkua “Los Blancos” nga “Spurs” në vitin 2013 për një tarifë rekord të atëhershëm botëror prej 85.3 milionë £, fitoi pesë tituj të Champions League dhe tri La Liga gjatë periudhës së mbushur me trofe në “Bernabeu”.

Ai ka pasur vështirësi për minuta aktivizimi në ekipin e parë vitet e fundit. Megjithatë, pas një huazimi në ish-klubin e tij Tottenham, uellsiani ka vendosur të largohet nga Real Madridi, ku bëri vetëm shtatë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

It has been an honour. Thank you! #HALAMADRID @RealMadrid pic.twitter.com/T7FL2LNRrD

– Gareth Bale (@GarethBale11) June 1, 2022

Bale shkroi një mesazh emocional lamtumire në rrjetet sociale për të konfirmuar largimin e tij: “Unë e shkruaj këtë mesazh për të falënderuar të gjithë shokët e mi të skuadrës, të kaluarën dhe të tashmen, trajnerët e mi, stafin e prapavijës dhe tifozët që më mbështetën.

RonaTyra

Kam ardhur këtu 9 vite më parë si një djalë i ri, që donte të realizoja ëndrrën e tij për të luajtur me Real Madridin. Të vishja fanellën e bardhë, të mbaja ‘kreshtën’ në gjoks, të luaja në ‘Santiago Bernabéu’, të fitoja tituj dhe të bëhesha pjesë e asaj për të cilin është kaq i famshëm ky klub, fitimi i Champions League, ishte objektivi im madhor.

Tani mund të shikoj prapa, të reflektoj dhe të them me ndershmëri se kjo ëndërr u bë realitet, madje shumë e shumë më tepër. Të jesh pjesë e historisë së këtij klubi dhe të arrish atë që arritëm ndërsa isha lojtar i Real Madridit, ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme dhe që nuk do ta harroj kurrë.

¡GAREEEEEETH BALE! #HalaMadrid #CHAMP14NS pic.twitter.com/iHOgbR0fpc

– Madrid Sports (@MadridSports_) May 29, 2022

Dua të falënderoj gjithashtu presidentin Florentino Perez, Jose Angel Sanchez dhe bordin që më dhanë mundësinë të luaj për këtë klub. Së bashku mundëm të krijonim disa momente që do të jetojnë përgjithmonë në historinë e këtij klubi dhe futbollit. Ka qenë një nder. Faleminderit! HALA MADRID!”

Gareth Bale bëri mbi 250 paraqitje për Real Madridin gjatë qëndrimit të tij në “Bernabeu”, duke ngritur 19 trofe. Javën e kaluar, pas fitores 1-0 kundër Liverpool-it në finalen e Ligës së Kampionëve, shumë njerëz besojnë se ai mori nderimin që me të vërtetë e meritonte nga tifozët e bardhë, gjatë paradës së tyre.

Bale iu bë një pritje e mrekullueshme kur u prezantua para turmës së “Bernabeu”. Më pas u duartrokit gjatë paradës së tij të nderit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu