“Ky Kuvend do të hapë listat në 30 korrik!”/ Rama në Kuvend: Sot do të shtyp butonin për Bashën!

0
Gjigandi

Që prej orës 10 të paradites së sotme po mbahet seanca parlamentare me në fokus marrëveshjen e 5 qershorit.

Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Rama me plot gojë ka thënë se: Sot do të shtyp butonin për Lulzim Bashën jo për veten time. 
Edi Rama është shprehur i qartë dhe i prerë se për hapjen e listave nuk vendosin ndërkombëtarët, por vetë shqiptarët dhe parlamenti do i miratojë në datë 30 korrik, pasi e do shumica e popullit.
Fjala e Kryeministrit Rama:
Dëgjova se Këshillin Politik e ka krijuar një aleancë. Nuk është e vërtetë, e ka krijuar vullneti ynë, i PS që është sot shumicë qeverisëse. PS-ja nuk detyrohet nga askush, vec njerëzve që përfaqëson. Dëgjova që këshillin politik e paska krijuar një aleancë globale SHBA-BE-OSBE, nuk është e vërtetë. E ka krijuar vullneti ynë, i PS-së, që është shumicë. PD-ja që kërkon të qeverisë ende nuk di të flasë shqip. Kjo ka qenë një gjë që i kam kërkuar Bashën në 2017, jo më anglisht, është turp i botës, nuk na respektojnë miqtë dhe partnerët nëse u japim bujarisht detyra që janë tonat. Ne nuk jemi shërbëtorë të askujt, jemi të ndërgjegjshëm se nuk jemi as SHBA, BE, as superfuqi bërthamore, por një vend i vogël, falë edhe miqve dhe partnerëve tanë. Por vjen puna do të hapim apo jo listat, këtë e vendosim ne, se pastaj do të ishte fundi. Këtë e vendosim ne. Dhe nuk kemi asnjë problem që ta diskutojmë dhe t’ua themi, sikur ua kemi thënë dhe besoj do të vazhdojmë ta themi kur të jetë e nevojshme, por nuk besoj se do të jetë e nevojshme për një kohë të gjatë. Ky kuvend do të hapë listat në 30 korrik, kjo është marrëveshja.
Siç e thash më parë kur ne kemi vetëdijen që po bëjmë gjënë e duhur për Shqipërinë dhe Shqiptarët jemi të vetdijshëm për mosdarkordësitë me miqtë dhe partnerët ti diskutojmë, pa u tërhequr nëse nuk na bindin. Nuk jemi shërbëtorët e askujt por jemi të vetdijshëm që nuk jemi as SHBA dhe as ndonjë vend me fuqi, jemi një vend i vogël dhe jemi këtu ku jemi edhe falë miqve tanë.
Kur vjen puna do hapim listat, s’do hapim listat, më vjen keq por këtë e vendosim ne, se pastaj do të ishte fundi. Nuk kemi problem ta diskutojmë. Ky kuvend do të hapi listat në datën 30 korrik. Kjo është marrëveshja e bërë me opozitën. Është në nderin tonë nuk është në dobësinë tonë që ne këtë daulle me vështirësi dhe për arsye të rrethanave që u krijuan filluam e dëgjuam. Ne që thamë jo sot I themi po. Jo sepse e thotë Murrizi apo Hajdari apo të gjithë të tjerët, por themi po sepse konstatimi ynë është sepse e duan shumica dërrmuese e shqiptarëve. Rrethanat pas marrëveshjes së 5 qershorit dhe mungesa e 84 votave por edhe vullneti për tu marr vesh me ju jo për të kërkuar një polic të zhveshur dhe një diversant të zbuluar për të bërë 84 vota na bën të thellohemi më shumë në këtë temë. Qoftë nga anketimet, apo komunikimet, me njerëzit tanë kuptuam që shumica I duan listat e hapura. Ça problem ka për të thënë jo. Churchil thotë se: “Budalla është ai që nuk ndryshon mendim”. Ne kemi të metat tona por budallenj as na bën dot kush dhe as nuk kanë munguar rastet që kur na bëjnë për budallenj marrin kosto.
Këshilli politik, investohem personalisht për ta ngritur në nivelin më të madh të përfaqsimit çështjen për të qenë të hapur dhe gjithëpërfshirës. PS ka dhënë në këtë proces nuk ka marrë. Ne mund të merrnim kollaj nga Murrizi dhe ju bonusin për parinë e parë, në këmbim të dhënies përgjigje pozitive kërkesave tuaja nëse do të përjashtonim ata që janë jashtë Nuk e kërkuam këtë gjë sepse do të ishte thyerje e madhe në skenën politikë dhe do të ishte shfrytëzim I rrethanave të këtij parlamenti, që janë të përkohshme sepse PD ka një pjesë të rëndësishme të elektoratit. Këtë thyerje nuk e donim, me ligj, kushtetutë, procedurë e kishim bërë.
Ne donim depolitizimin, nëse sot do të votonim për të kundërtën do të ishte për PD. Sot do të shtyp butonin për Lulzim Bashën jo për veten time. Në këtë negociatë ashtu si rrodhi procesi ne ju kemi thënë “ça të doni ju, shkruajeni”. Por jo si në kohën e Saliut.
Insistimi I opozitës jashtëparlamentare për të thënë që këtu mbyllet gjëja dhe ju këtu në kuvend nuk ekzistoni, nuk bën asgjë vetëm se do ti çoni ata të mbajnë një qëndrim. Mbas pushimeve do të vijnë dhe do të kuptojnë që ka ndryshuar diçka ka ndryshuar baza. Nëse do të duan të rrinë jashtë ju siguroj që ne nuk do të vazhdojmë të përpiqemi ti sjellim brenda. Dakordësia e 5 qershorit sot votohet. Dakordësia midis nesh do të votohet më 30 korrik.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu