Vlorë/ Kapet i riu me drogë çokollatë, në pranga edhe dy persona të tjerë – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

3 persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës përgjatë 24 orëve të fundit. Këta persona akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Një nga të arrestuarit është Mariglen Fejzaj 30-vjeç  banues në fshatin Çeprat, Vlorë.  Ai është prangosur për veprën penale për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”. Sipas policisë ky person në fshatin Llakatund të Vlorës nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij, iu gjet e fshehur një sasi lënde narkotike prej 220 gramë e llojit kanabis çokollatë.
I ndaluari i dytë është Gj.E., 38 vjeç, banues në Vlorë i cili ishte shpallur në kërkim.  Akuza që rëndon mbi këtë person është “Dhunë në familje” për të cilën Gjykata e ka dënuar me 1 vit burgim.
I treti i arrestuar është D.P., 37 vjeç, banues në Vlorë.  Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë “Pavarësia” Vlorë pasi ky person u kap duke drejtuar mjetin motor pa targa dhe pa leje drejtimi përkatës.
 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu