Vetura elektrike Rimac C Two nga Kroacia, e programuar për të rritur potencialin e vozitësve

0
Gjigandi

Vetura elektrike Rimac Two e krijuar dhe prodhuar në Kroaci, nuk ka të vendosur algoritme ku pesha e veturës ndërron për secilën rrotë varësisht nga kthesat, sipas kreut të kompanisë Mate Rimac. “Vetura ka dinamikën e vet, dhe duhet t’i presë kthesat shumë mirë vetë vetiu, para se të vendosim vektorët e algoritmeve në secilën rrotë”, shkruan Top Gear.

Pra një vozitës profesional, do ta përdorë këtë veturë pa problem në shpejtësi të madhe dhe kthesa të thikta pa ndihmesa, programe kompjuterike dhe teknikë tjetër, andaj mund të thuhet se për një veturë elektrike, shkon shumë mirë.

Veturat e Rimac, pos kësaj, kanë sensorë që lexojnë emocionet e vozitësit, si dhe një instruktor të vozitjes si program, i cili do t’i rrisë potencialet e secilit vozitës madje edhe të bën ndërrime të programuara në mënyrë autonome në vend tuajin.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu