Vendimin e Ministrisë se Arsimit sërish për mbajtjen e zgjedhjeve në universitete, akademiku Artan Fuga e cilëson si një bombë me sahat, pasi në një kohë kur shifrat janë alarmante, nuk mund të mblidhen pedagogë e studentë që të infektojnë njeri-tjetrin.
Postimi i Artan Fugës në Facebook
Ja Vdekje ja Pushtet !!!
Si është e mundur kjo batërdi, ky krim, kjo çmenduri?
Ministria e shëndetit publik njofton për shtim të të infektuarve dhe për të vdekur në spital, kushedi sesa vdesin në shtëpi, do të tmerrohemi ndofta ndonjë ditë poqese e marrim vesh,
kurse Ministria e Arsimit urdhëron që pikërisht këto ditë të bëhet gjoja fushata për zgjedhjet në universitete, ku do të duhen të mblidhen pedagogë e studentë të infektojnë njeri tjetrin!
A ka ministri të çmendurisë në këtë vend?
A duhet për pushtet të prodhohen vdekje?
Ja vdekje ja liri, apo ja vdekje ja pushtet ?
A ka kod Penal?
A ka më arsye në këtë vend?
Kush dëshiron ta vrasi rininë dhe inteligjencën shqiptare?